Haradinaj pas takimit me SBAShK-un: Kurti e Nagavci të kërkojnë falje për gjendjen e krijuar

Kryetari i AAK-së, Haradinaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duhet të kërkojnë falje për gjendjen e krijuar me tekstet shkollore, pasi, siç thotë ai, kjo situatë do të jetë një luftë e vërtetë për prindërit, mësimdhënësit dhe fëmijët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas takimit me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se situata e krijuar me tekstet shkollore nga qeveria është shumë shqetësuese.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duhet të kërkojnë falje për gjendjen e krijuar.

“I bëj thirrje Kurtit dhe kabinetit të tij që të mos tallen me Kosovën të kërkojnë falje për gjendjen e krijuar. Nëse nuk japin dorëheqje dhe nuk sanksionohen, duhet të kërkojnë falje. Dëshira e tyre të shkaktojnë kriza, është e pabesueshme që Kurti e ministrja nuk e kanë ditë që do të vijmë në këtë pozitë, është tërheqje e vëmendjes që Kosova të mos merret më me arrestime e korrupsion, por të merret me tema tjera sikurse kjo”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kjo situatë e krijuar tani për prindërit do të jetë një luftë e vërtetë, pasi siç thotë ai, shumë prindër janë në pozitë të vështirë financiare.

“Nga praktika që t’i kenë tekstet në shkolla, tani për prindërit do të jetë një luftë e vërtetë problemi i kostos, shumë prindër janë në pozitë të vështirë financiare. Sikurse u tha, nuk ka librari në gjithë Kosovën, në disa rajone, situatë vërtetë e pakuptimtë, pafytyrësi e Kurtit e ministres Nagavci, duhet të bëjnë kërkim falje ndaj Kosovës, është dashur që t’i kryejnë këto punë herët, të paskrupullt, pa asnjë keqardhje i tallin të gjithë, edhe ata që i kritikojnë”, ka vijuar ai.

Ndërkaq, në anën tjetër, kryetari i SBAShK-ut Jasharaj ka thënë se ndonëse grevë nuk do të ketë, procesi mësimor kësaj radhe do të jetë më i vështirësuar, pasi kompletimi me tekste shkollore do të jetë më i vonshëm.

“Grevë nuk ka, mësimi fillon të premten, nxënësit dhe mësuesit pa mjete, pa tekste shkollore, nuk dihet kur do të kompletohemi me tekste shkollore”, ka thënë Jasharaj.

Sipas tij, kryeministri Kurti në vend se të sjellë llaptopë e projektorë në shkolla, e ka “shkaktuar edhe këtë gjendje me tekste shkollore”.

“Kurti në vend se të na sjellë llaptopë e projektorë, s’po na sjell libra, do të vazhdojmë me laps, shpuzë e shkumës. Urojmë që prindërit ta kalojnë këtë siklet dhe të mos humbet shumë mësim”, ka thënë Jasharaj.

Ndryshe, Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të subvencionojë blerjen e librave shkollore me 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5.

Kurse, për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

Pas këtij vendimi është publikuar linku në platformën E-Kosova, link ky në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika