Haradinaj për deklaratën e Lajçakut: BE nuk ka ide se çka kërkon nga procesi

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se Kosova dhe Serbia duhet të përcaktojnë epilogun e dialogut. Haradinaj ka thënë se me këtë delaratë të Lajçakut, BE nuk ka ide se kur duhet të përfundojë ky proces

Ish-ministrjae Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla





Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se Kosova dhe Serbia duhet të përcaktojnë epilogun e dialogut.

Haradinaj ka thënë se kjo deklaratë e Lajçakut nënkupton se Bashkimi Evropian nuk ka ide se çka kërkon nga procesi, nuk ka ide se çka është normalizimi, dhe nuk ka ide se kur duhet të përfundojë proces

Po ashtu, ish-ministrja e Punëve të Jashtme ka shtuar se kjo është “çasje e ngjashme me procesin e liberalizimit të vizave: kushte pafund, koncesione pafund, rezultat askund”.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin Kurti.

Lajçak është pyetur për çështjen e shtyerjes së datës për konvertimin e targave në RKS për 10 muaj, Lajçak ka thënë se ai vendim mbetet vetëm i Kurtit. Sipas tij, janë dy vendet që duhet ta përcaktojnë marrëveshjen finale dhe se një gjë e tillë nuk varet nga ndërmjetësuesit.





Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika