Haradinaj për Ditën e Dëshmorëve në Rahovec: Sakrifica e të rënëve është e përhershme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve në Rahovec, duke thënë se betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin dhe Malësi të Vogël shënuan një kapitull të ri të luftën çlirimtare në Zonën e Operative të Pashtrikut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve në Rahovec, duke thënë se betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin dhe Malësi të Vogël shënuan një kapitull të ri të luftën çlirimtare në Zonën e Operative të Pashtrikut.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar  se heroikisht më 12 maj 1998 ranë Milaim Krasniqi e Elmi Morina, e një vit vit më pas ra Bedrush Gashi.

“Sot, i shoqëruar nga kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, mora pjesë në manifestimin qendror kushtuar Ditës së Dëshmorëve, në Kompleksin Memorial në Gradish. Sot kujtojmë gjithashtu, në ditën e përjetësimit, udhëheqësin e njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani. Po ashtu, kujtojmë e nderojmë të rënët në Katundin e Ri të Pejës, të ekzekutuar nga dora e shtetit fashist serb. Kujtojmë rënien por dhe humbjen pa gjurmë të anëtarëve të familjes atdhetare Prelvukaj”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së po ashtu ka shprehur lavdi për të flijuarit për lirinë e Kosovës.

“Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës ndër breza! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë e përhershme”, tha ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika