Haradinaj për Kurtin: Në secilën situatë gjen arsye për t’i nëpërkëmbur vlerat e UÇK-së

“Për fat të keq kemi mbërri në një kohë kur kryetari i Qeverisë është më i dashur me vlerat e të tjerëve se me vlerat e veta, me vlerat e lirisë së vet, me UÇK-në, me ushtrinë e vet me policinë e vet, në secilën situatë ai gjen arsyeje me i poshtëruar, me i nëpërkëmbë, e fyer ata", ka deklaruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

FOTO:EO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vlerëson se po mos të ishin luftëtarët e lirës, veteranët, Kosova nuk do të ishte e lirë, madje se edhe liria nuk është e sigurt nëse nuk vlerësohen e nderohen ata që e bënë atë realitet.

Haradinaj pas vizitës që u bëri përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta për nder të Ditës së Veteranit, shtoi se kjo kategori është keqpërdorur që nga paslufta.

“E kam nderin që të jem në zyrën e organizuar e dal nga lufta. Në Kosovë kanë ndodhur shumë padrejtësi pas luftës, një nga padrejtësitë është edhe lakmia, apo marrja me emrin e veteranit, iu siguroj se nuk do të ishim në liri, do të ishim nën njerëzit e Arkanit, pa veteranët pa ata që kanë luftuar. Edhe liria jonë nuk është e sigurt nëse ne nuk i vlerësojmë dhe nderojmë si duhet vlerat e lirisë”.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i nëpërkëmb vlerat e luftës, duke i dashur më shumë vlerat e të tjerëve.

Ai tha se Kurti po i poshtëron e fyen edhe policët e ushtarët e po gjen arsye që mos të merret me ta.

“Për fat të keq kemi mbërri në një kohë kur kryetari i Qeverisë është më i dashur me vlerat e të tjerëve se me vlerat e veta, me vlerat e lirisë së vet, me UÇK-në, me ushtrinë e vet me policinë e vet, në secilën situatë ai gjen arsyeje me i poshtëruar, me i nëpërkëmbë, e fyer. Unë besoj që kurrë më të fortë nuk kemi qenë, ata që i duan vlerat e lirisë që e duan atdheun, kurrë më të fortë nuk kemi qenë”./ EO

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika