Haradinaj për rritjen e tatimit në pronë: Është goditje ndaj qytetarëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, në lidhje me shumëfishimin e tatimit në pronë për vitin 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Ministrinë e Financave, për rritjen e tatimit në pronë për vitin 2023.

Ky veprim sipas Haradinajt do ta vështirësojë jetën e qytetarëve sidomos edhe pas rritjes së çmimeve të produkteve esenciale.

“Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po e gënjen popullin.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika