Haradinaj për vrasjen e Faton Hajrizit: Serbia do ta shfrytëzojë këtë në dëm të Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] dhe ish-kryeministër, Ramush Haradinaj, për vrasjen ka thënë se Kosova ka shënuar edhe dy humbje të tjera ndaj Serbisë me vrasjen e Faton Hajrizit nga policia serbe më 19 korrik në afërsi të fshatit Lloznicë në Serbi.

Haradinaj u shpreh se shteti dhe sistemi korrektues i vendit ka qenë humbja e parë pas rastit të Faton Hajrizit dhe së dyti Serbia do të shfrytëzojë këtë situatë për të akuzuar Kosovën dhe për ta bërë një kundërvlerë me atë që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshter Afrim Bunjaku.

“Kosova ka dy humbje tjera, pos jetës së një qytetari tonë Fatoni, ka ra prej provimi shteti ligjor i Kosovës dhe sistemi Korrektues. Humbja tjetër e radhës është se Serbia do të shfrytëzojë këtë situatë për të akuzuar Kosovën dhe për ta bërë një kundërvlerë të asaj që ka ndodhur me sulmin terrorist në Bansjkë më 24 shtator”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj shprehu po ashtu ngushëllime familjarëve dhe personave të afërt për humbjen e jetës së Faton Hajrizit.

“Nëse është e vërtetë për vdekjen e tij, i shprehu ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje. Është një humbje, e një qytetari të Kosovës”, tha Haradinaj.

E deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ditë më parë ku tha se arratisjet e fundit i ka organizuar Serbia, Haradinaj deklaroi se “vështirë” të bësh lidhje mes Faton Hajrizit dhe Serbisë, pasi është vërtetuar se ai nuk ka dashur as të dorëzohet ndaj tyre.

“Vështirë me e bë një lidhje mes Faton Hajrizit dhe Serbisë. Faton Hajrizi nuk ka pasur ndonjë afirmitet ose afërsi me Serbinë. Në çfarëdo forme. Kjo u vërtetu edhe me ballafaqimin e tij me policët. Ai nuk ka dashur as të dorëzohet në duar të Serbisë”, deklaroi Haradinaj.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika