Haradinaj nga Reçaku: Po gjykohen udhëheqësit e UÇK-së, e jo ata që i kanë kryer krimet në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se liria e Kosovës nuk është vendosur plotësisht, pasi ende nuk ka drejtësi për masakrat e kryera nga forcat serbe gjatë luftës.

Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Haradinaj tha se Reçaku ishte pika që ia ktheu vëmendjen botës, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës krimeve serbe në Kosovë.

Ai ka theksuar se është mirënjohës ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjitha brezave që luftuan për liri, duke theksuar se përkulja dhe respekti ndaj të rënëve për liri bëhet në Reçak, ashtu si në Prekaz dhe në çdo vend tjetër ku u sakrifikua për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se ndonëse Kosova është e lirë, drejtësia për Reçakun dhe për shumë masakra të tjera ende mungon, ndërsa padrejtësisht vazhdojnë të gjykohen ish-udhëheqësit e UÇK-së, pa u ndëshkuar autorët e krimeve serbe në Kosovë.

“Në vendin e masakrës së Reçakut, masakër që e kthej vëmendjen e NATO-s të Amerikës për krimet serb ene Kosovë jemi  mirënjohës UCK gjithë brezave që kanë luftuar për liri, përkulemi me respekt për jetë para të rënëve për liri këtu në Reçak ashtu siç përkulemi në Prekaz e kudo që kanë rënë të dashurit tanë për lirin e Kosovës dhe përgjithësisht mirënjohës NATO-s dhe Amerikës për ndihmën

E vërtet është se nuk është vendos liria, për masakrat, për Reçakun e për shumë tjera e po ashtu padrejtësisht vazhdojnë të gjykohen udhëheqësit e UÇK e nuk gjykohen ata që  i kanë kryer krimet anembanë Kosovës”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika