Haradinaj: Qeveria të ndërtojë një “Shtab Krize” që ta parandalojë largimin e të rinjve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria do të duhej të ndërtonte një “Shtab Krize”, në mënyrë që të parandalojë largimin e të rinjve

Grupi Parlamentar i AAK-së ka organizuar tryezën me temën “Liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve”.

Në këtë takim morën pjesë të rinj e reja nga kjo parti, si dhe profesorë universitarë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Qeveria do të duhej të ndërtonte një “Shtab Krize”, në mënyrë që të parandalojë largimin e të rinjve.

Sipas Haradinajt, rinia e Kosovës ka potencial, vizion, energji, vullnet dhe krahas kësaj shteti duhet t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që të krijojë mirëqenie për një të ardhme të sigurt.

“Në tryezën e 8-të të diskutimit adresuam çështjen e migrimit të të rinjve. Për AAK-në, perspektiva e të rinjve në Kosovë është një ndër brengat kryesore që sot i ka vendi ynë. Largimi i të rinjve është një problem serioz që shteti do të duhej ta trajtojë me urgjencë. Sot kur Kosova gjendet në prag të një të drejtë të mohuar padrejtësisht, atë të liberalizimit të vizave, largimi i të rinjve bëhet edhe më shqetësues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai tha se lajmet e fundit të pasigurisë, mungesa e investimeve kapitale, mosveprimi i qeverisë për të futur paranë në qarkullim dhe pagat e ulëta janë problem që duhet urgjent të adresohen.

“Lajmet e fundit të pasigurisë, mungesa e investimeve kapitale, mosveprimi i qeverisë për të futur paranë në qarkullim dhe pagat e ulëta janë problem që duhet urgjent të adresohen. Deri sa po flasim, qeveria do të duhej të ndërtonte një ‘Shtab Krize’ për parandalimin e largimit të të rinjve”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika