Haradinaj: S’guxojmë të bëjmë eksperimente me shtetin

Nuk guxojmë të bëjmë eksperimente të tjera në proces, përpos të merremi vesh me Amerikën, thotë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që të mos eksperimentohet më me shtetin.

Ai thotë se në këtë mënyrë po ndihmohet Rusia me agjendën e saj për të krijuar vatra të tjera të konfliktit.

“Duhet të jemi seriozë, për shkak se vendi ynë po zmbrapset prej të rinjve. Para 2 vjetësh i kam kërkuar Kurtit, Osmanit dhe Konjufcës, shkoni në Uashington merruni vesh, shkoni në Uashington merruni vesh. Nuk guxojmë të bëjmë eksperimente të tjera në proces përpos të merremi vesh me Amerikën. Ne po e ndihmojmë Rusinë me agjendën e vet që të destabilizojë dhe të krijojë vatra të tjera konflikti në dëm tonin”, tha Haradinaj para mediave.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit ka ardhur nga Serbia, teksa shton se të njëjtit janë të trajnuar në Serbi, të financuar nga ata.

Në një prononcim për “The Guardian”, ministri i këtij dikasteri ka thënë se një pjesë e armëve janë marrë nga magazinat e ushtrisë serbe.

“Ky grup ka ardhur nga Serbia, ata janë të trajnuar në Serbi, të financuar nga ata dhe gjithashtu të pajisur nga ushtria e Serbisë dhe policia e saj. Një pjesë e armëve janë marrë nga magazinat e ushtrisë dhe janë dorëzuar te terroristët që kanë ardhur në Kosovë nga Serbia”, ka thënë Sveçla.

Sveçla tha se ministria që ai udhëheq ka ndarë provat me ambasadat dhe agjencitë perëndimore.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika