Haradinaj shkon për vizitë në Washington

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e AAK-së thuhet se ai është i ftuar në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast” dhe do të marrë pjesë në aktivitete zyrtare, si dhe do të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota.

Gjatë qëndrimit të tij, thuhet se Haradinaj do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera në Washington, do të mbajë një fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë për partneritetin strategjik, forcimin e marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me SHBA-të, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik, me theks në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika