Haradinaj takohet me Szunyog: Kosova dhe Serbia t’i kryejnë obligimet që dalin si rezultat i marrëveshjes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, është diskutuar për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t'i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten e 30 marsit është takuar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar  për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t’i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Shpreha konsideratën time për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, pata kënaqësinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi”, shkroi kreu i AAK-së.

Sipas tij, implementimi i kësaj marrëveshjeje hap një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euroatlantike.

Shija e redaktorit

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Të fundit nga rubrika