Haradinaj takon emisarin amerikan Gabriel Escobar

Ramush Haradinaj është pritur në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar, ku nga ai ka kërkuar që të ndërmjetësojnë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe emisari amerikan dhe Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, Gabriel Escobar

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është pritur në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

Përmes një postimi në Facebook Haradinaj ka bërë të ditur se në takim e ka shprehur përkushtimin e tij për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje në postimin e Haradinajt, thuhet se marrëveshja gjithëpërfshirëse mund të arrihet vetëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Haradinaj ka falënderuar emisarin amerikan siç ka thënë për “angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika