Hargreaves – Bashës: Respektoni Kushtetuesen, konstituoni plotësisht Kuvendin pa vonesa

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas takimit me kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha.

Në njoftimin e tij, Hargreaves tha se kishte uruar kryeparlamentarin për zgjedhjen në detyrë, duke theksuar rëndësinë që Kuvendi të konstituohet plotësisht sa më shpejt, në respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Shpresojmë që situata të zgjidhet shpejt, në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të mund të vazhdojnë punën jetike për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ambasadori britanik.

Ai shtoi se në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e konsultimit të mirëfilltë me komunitetin serb të Kosovës, për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqëri, si dhe për një vizion të përbashkët për një Kosovë me mundësi për të gjithë.

Basha pret në takim ambasadorin britanik Hargreaves

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika