Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar të enjten një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ku diskutuan mbi rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.
Hargreaves ka theksuar se shpreson që fushata zgjedhore të zhvillohet pa probleme.
“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Diskutuam rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Shpresa ime është që fushata zgjedhore të zhvillohet pa probleme, me synimin që pas zgjedhjeve të bashkëpunojmë për të mirën e vendit dhe të popullit të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves në rrjetet sociale.
