Hasanaj nga Peja: Gjithçka gati për hapjen e vendvotimeve në Dukagjin

Gazetarja Agnesa Hasanaj, në një lidhje direkte nga Peja, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të raportojë nga rajoni i Dukagjinit.

Ajo ka thënë se atje janë afër hapjes së vendvotimeve dhe se komisionerët, vëzhguesit dhe materialet për votim janë gati.

“Të drejtë vote në komunën e Pejës kanë 117 mijë e 413 qytetarë, të cilët mund ta shfrytëzojnë këtë të drejtë në 30 qendra votimi”, ka deklaruar ajo.

Hasanaj ka shtuar se Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, do të bëjë i pari hapjen e votimit, pas së cilës do të japë një deklaratë për media.

Të fundit nga rubrika