Avokati Nasuf Hasani ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke e cilësuar atë si një çështje me prapavijë politike dhe me pasoja për rendin kushtetues.
Duke folur FIVE në TV Dukagjini, Hasani u shpreh kritik ndaj veprimit të presidentes, duke sugjeruar se dekreti ishte nxjerrë në rrethana politike dhe jo mbi bazë të një analize të mirëfilltë kushtetuese.
“Dhe për çudi kjo është çështje më shumë politike dhe për inate personale të presidentes. Se kur e vërejti që nuk i ka votat për presidente. Sepse ka shpresuar që Albin Kurti të ia siguroj këto vota. Atëherë me këtë dekret, faktikisht që e ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës. Përkundër asaj që gjykata nuk është shprehur në mënyrë recidive, në atë mënyrë. Për shkak të ruajtjes së imazhit të Presidencës. Mirëpo pa asnjë mëdyshje se është cenuar rendi juridik-kushtetues. Sepse nuk i falet të parit të shtetit me nxjerr të tilla dekrete, pa i analizuar mirë… e ka ruajtur për të mos u polarizuar edhe më tutje institucionet në aspektin politik. Se është e zeza në të bardh nëse i referohemi aktgjykimit, dekretin e një presidente e ka shpall nul”, ka thënë Hasani.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e shpalli pa efekt juridik dekretin e 6 marsit për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas këtij vendimi, deputetët kanë në dispozicion 34 ditë për të zgjedhur presidentin e ri, ndërsa nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.