Haxhiu: Abuzimi që pamë sot nuk mund të jetë i vetmi, hetimet duhet të thellohen

Keqtrajtimi i të moshuarës në Pejë ka bërë që të reagojnë një pjesë e madhe e qytetarëve dhe disa nga figurat politike në vend. Me këtë rast, ka reaguar edhe ministrja Albulena Haxhiu, e cila sjelljen e infermieres e ka cilësuar se abuzuese

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me rastin që ka ndodhur në Pejë, të mërkurën e 2 nëntorit. Ajo sjelljen e infermieres ndaj të moshuarës e ka quajtur abuzuese dhe mizore.

Ndërkaq, ajo ka shtuar se institucionet përgjegjëse janë duke u marrë me rastin, dhe disa nga personat që kanë qenë pjesë e kësaj ngjarjeje tashmë janë arrestuar.

Më tej, Haxhiu ka bërë thirrje që qytetarët të tregohen të gatshëm të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe rastet e tilla të lajmërohen.

“Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi, prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat e tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen”, ka shkruar Haxhiu.

Ndër të tjera, ka thënë që menaxhmeti i Shtëpisë së Pleqve në Pejë, duhet të japë llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente.





Rrihet një e moshuar nga punëtoret në një shtëpi të të moshuarve në Pejë (VIDEO)

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika