Haxhiu akuzon ashpër opozitën: Keni vepruar kundër shtetit, Qeveria Kurti nuk e lejon këtë

"Sa i përket veriut, ju po harroni që veriun e keni quajtur dhuratë të Rankoviqit. Po harroni e keni amnistuar struktura kriminale, me ligjin për animisti, shumë po i harroni shpejt, veprimet e juaja"

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar ashpër opozitën gjatë një replike nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj, opozita e tanishme sa ishte në pushtet ka vepruar kundër Republikës së Kosovës.

Por, këtë “nuk e lejon Qeveria Kurti” ka theksuar Haxhiu.

“Sa i përket Radojçiqit, në 2021 në fillim është tërhequr urdhërarresti, tash Radojçiqi është në listë të Interpolit, pra me juve është tërhequr, por tash është në listë të Interpolit.

Sa i përket veriut, ju po harroni që veriun e keni quajtur dhuratë të Rankoviqit. Po harroni që keni amnistuar struktura kriminale, me ligjin për animisti, shumë po i harroni shpejt, veprimet e juaja. Ju po harroni që i keni lejuar zgjedhjet e Serbisë në territorin e RKS-së. I keni lejuar tagrat ilegale. E keni lejuar edhe dinarin. Por s’ka më qysh keni vepruar ju. Ashtu është me vepruar kundër shtetit tënd. Nuk lejon Qeveria Kurti kështu”, ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika