Haxhiu: Dhuna psikike dhe fizike ndaj trevjeçarit është e dënueshme dhe s’do të tolerohet

Dhuna psikike dhe fizike ndaj fëmijës 3-vjeçar në njërin nga kopshtet publike të komunës së Fushë-Kosovës, është e dënueshme dhe nuk do të tolerohet, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Pas dhunës fizike që dyshohet se është ushtruar ndaj një 3-vjeçari në një çerdhe në Fushë-Kosovë, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se kjo nuk do të tolerohet.

Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka thënë që rastet e tilla të mos përsëriten, komunat duhet të vetëdijesohen për rëndësinë që kanë shërbimet në përgjithësi, dhe shërbimet sociale në veçanti, gjegjësisht qendrat për punë sociale.

“Dhuna psiqike dhe fizike ndaj fëmijës 3 vjeçar në njërin nga kopshtet publike të Komunës së Fushë Kosovës, është e dënueshme dhe nuk do të tolerohet. Përderisa tashmë organet e drejtësisë janë duke trajtuar rastin, Komuna e Fushë Kosovës përmes Qendrës për Punë Sociale, duhet të ofrojë çdo shërbim të saj në ndihmë të fëmijës dhe familjes. QPS-të bashkë me shkollat dhe kopshtet, dhe jo vetëm, janë institucionet të cilat mund të parandalojnë rastet e tilla”, shkroi ajo.

Haxhiu ka theksuar se Ministria e Drejtësisë, në përputhje me kompetencat – përmes Departamentit të Politikave të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për interesin më të mirë të fëmijës dhe të familjes.

Ndryshe, një 3-vjeçar dyshohet se është rrahur nga edukatoret në një çerdhe publike në Fushë-Kosovë.

Rasti është raportuar nga një familjar, i cili ka postuar fotografi dhe video të nxjerra nga kamerat e vendosura brenda çerdhes.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika