Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hapat tutje në formimin e Kuvendit.
Në konferencë për media, ajo deklaroi se Gjykata Kushtetuese “ua ka grabitur kompetencat deputetëve të Kuvendit të Kosovës” ngase këta të fundit, duhet t’a kenë në dorë formën e votimit në Kuvendit.
“Sipas Kushtetutës sipas nenit 4 thuhet se Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë që e bën interpretimin e kushtetutës së Kosovës dhe është institucion që është garant i respektimit të kushtetutës dhe disa nga pikat e dispozitivit që tashmë është publik nuk burojnë nga teksti i kushtetutës dhe nuk janë të parashikuar në asnjë nen të Kushtetutës, në asnjë dispozitë të Kushtetutës. Ato përbëjnë krijim të normave të reja, çka është funksion i pushtetit legjislativ”, ka thënë Haxhiu.
“Ku e ka pa Gjykata Kushtetuese këtë”, tha ajo për urdhrin e gjykatës që i njëjti kandidat mund të realizohet vetëm deri në 3 herë.