Haxhiu: Krejt kjo luftë ndaj Osmanit po bëhet për shkak të qëndrimit të saj ndaj Listës Serbe

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me raportimet në media për shkollimin e vajzave të presidentes Vjosa Osmani.

“Situata, për aq sa kam informacione, është e papranueshme sepse po bëhet fjalë për fëmijë të mitur që askujt asgjë nuk i kanë bërë”, tha Haxhiu në një deklaratë për media.

Ajo theksoi se kjo fushatë ndaj presidentes lidhet drejtpërdrejt me qëndrimet e saj politike.

“Unë nuk jam kompetentë të flas nëse ka tejkaluar kompetencat e të tjera, janë institucionet tjera përgjegjëse për këtë. Por mendoj krejt kjo luftë po bëhet për shkak të qëndrimit të Presidentes Osmani dhe me duhet ta them këtë sepse besoj që kjo është edhe qëndron. Për shkak të qëndrimit të saj kundrejt Listës Serbe dhe kjo është e papranueshme”, u shpreh Haxhiu në Debat Plus.

Nënkryetarja e Kuvendit shtoi se as Osmani dhe as kryeministri Albin Kurti nuk kanë krijuar pasuri duke qenë në funksione publike dhe se përdorimi i veturës zyrtare apo transporti i fëmijëve në shkollë është i rregulluar me ligj.

“Me përdor veturën zyrtare ka legjislacion në fuqi që lejohet, me dërgu fëmijët në shkollë të presidentit po, të kryetarit të Kuvendit po. Unë mendoj që nëse nuk lejohet nuk do të ishte bërë. Janë ligjet në fuqi që ia kanë lejuar këtë”, ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika