Haxhiu: LVV bojkotoi debatet televizive për shkak të shpifjeve ndaj Kurtit dhe Qeverisë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se LVV-ja kishte vendosur të mos marrë pjesë në disa debate televizive për “shkak të akuzave të pabaza” kundër Qeverisë dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Në Debat Plus, Haxhiu tha se qytetarët e Kosovës janë përballur me “terror medial prej shpifjeve dhe akuzave të pabaza” ndaj LVV-së dhe përfaqësuesve të saj.

Ajo theksoi se partia kishte vendosur të fokusojë fushatën në terren dhe jo në debate televizive.

“Qytetarët e Kosovë s’kanë qenë në një terror medial prej shpifjeve akuzave te pabaza kundër Qeverisë së LVV-së, që drejtohet nga kryeministri Kurti. Në një ambient të kontaminuar e që pastaj ne kemi vendosur që në  ato rrethana ose duhesh të bëhesh si të tjerët, pra të hysh me një thes m e ata që e qajnë vetën analistë dhe shpifin në vazhdimësi për Albin Kurti, për përfaqësuesit e LVV-së ose të mos shkosh fare. Pra ne për hir të qytetarëve kemi vendosur të mos shkojë fare sepse nuk kemi vlerësuar se duhet të hyjmë në një thes me ta, që duhet të bëhemi si ata… Prandaj ne kemi vlerësuar se duke qenë që kemi qenë në fushatë zgjedhore kemi vlerësuar që fushatën ta bëjmë në terren dhe jo në debate televizive”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo shtoi se LVV-ja do të vazhdojë bojkotin në televizionin Klan Kosova deri sa disa çështje, siç është “borxhi ndaj Telekomit të Kosovës”, të zgjidhen.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika