Haxhiu: Minatorët që 3 muaj pa paga, Kurti ka shkelur mbi djersën e tyre

Ilustrim

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës”, ka njoftuar se minatorët ende nuk i kanë marrë pagat e qershorit.

Për këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Bekim Haxhiu i cili ka thënë se Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkelur mbi ndjersën e minatorëve duke mos i ekzekutuar pagat e tyre që tre muaj.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kur minatorët hyjnë në grevë, Kurti duhet të ulet dhe të diskutojë për kërkesat e tyre dhe për të gjetur një zgjidhje.

“Albin Kurti dhe LVV-ja premtuan 450 milionë euro investime në Trepçë. Qeveria e tij nuk po i paguajn as pagat për minatorët dhe punëtorët e Trepçës. – Mosinvestimi në Trepçë është krim – pati deklaruar Kurti. Deklaratë farse, mashtrimi i radhës, ngase për afro 4 vite në qeverisje nuk ka realizuar asnjë investim në Trepçë”, vijoi Haxhiu.

Haxhiu deklaroi se Kurti vazhdimisht i ka shpërfillur kërkesat e minatorëve dhe se ka shkelur mbi ndjersën e tyre.

“Minatorët janë pa paga tash e 3 muaj, si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit në Trepçë. Kërkesat e minatorëve në vazhdimësi i ka shperfillur, ka shkelur mbi djersën e tyre. Nuk i mjaftuan 4 vite qeverisje për të zgjidhur një problem të vetëm të punëtorëve. Vetëm fjalë boshe, mashtrime, keqpërdorim i buxhetit për shetitje, dreka e darka”, vijoi tutje.

“Albin Kurti dhe LVV as edhe një premtim s’e kanë përmbushur për 4 vite qeverisje.

Kur minatorët hyjnë në grevë çdo qeveritar i përgjegjshëm do të duhej të ulej me minatorët në minierë, t’i dëgjojë kërkesat e tyre për të gjetur zgjidhje.

Sigurisht, Albin Kurti në kohë të fushatës elektorale do t’i vizitojë minatorët në përpjekje për t’i mashtruar sërish”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika