Haxhiu: Në IML ka persona që nuk ia duan të mirën shtetit, kanë interesa personale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se dikasteri që ajo drejton ka sfida për menaxhimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Duke mos përmendur emra, ajo në “Five” tha se ka persona brenda IML-së që nuk ia duan të mirën këtij institucioni dhe se punojnë për interesa personale.

“Për IML ende ka sfidë, kemi pasur probleme të mëdha, me persona që nuk ia duan të mirën shtetit, institutit as MD-së, kanë interesa personale, nuk do të lëshohem në emra të përveçëm. IML e di për çka mendoj, për të gjithë ata për secilin prej tyre, ka zyrtarë që bëjnë përpjekje maksimale, do ta vlerësojë u.d-në edhe përkundër faktit që kemi pasur gjendje të rëndë në zhdukjen e provave të Astrit Deharit, djegien e objektit, ai ka marrë përsipër ta drejtojë dhe po bën përpjekje maksimale”, tha ajo.

Haxhiu theksoi se ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimor për zhvillimet në IML dhe për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

“Unë kam dhënë të krijojmë komision hetimor, sepse Prokuroria nuk na ka treguar kush janë ata tre persona, ne e dimë kush i ka pasur celësat, por kush është emri i personit që i zhduku mostrat… Duke qenë që Prokuroria nuk po e bën punën si duhet, duhet të krijohet një komision hetimor”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika