Haxhiu në mbledhjen e Këshillit të GVV: Kodi Penal do të ndryshohet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur sot në mbledhjen e grave të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka theksuar se në qeverinë aktuale janë miratuar disa ndryshime për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, të cilat sipas saj, priten që të miratohen në Kuvend

Foto: EO





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur sot para grave të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka theksuar faktin se në qeveri janë miratuar një sërë ndryshimesh në Kodin Penal dhe të Procedurës Penale, e që të ato ndryshime pret që të miratohen në Kuvend.

“Janë miratuar në qeveri, një sërë ndryshimesh në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Ndalimi i kandidimit në çdo pozitë publike në nivel lokal dhe qendror, ndalimi i punësimit në institucione publike në të gjitha nivelet, marrja e lejes së vozitjes e të gjitha kategorive, ndalimin e blerjes në ankande publike dhe shërbime tjera, ndalimi i aplikimit si investitor strategjik dhe privilegje të tjera nga legjislacioni”, është shprehur Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka shtuar se ndryshimet do të ndodhin brenda një viti, ndërsa për dhunuesit ka thënë se nuk do të ketë zbutje të dënimit.

“Për këto vepra do të shkurtohen afatet e gjykimit, ashtu që të njëjtat nuk do të zgjasin më shumë se 1 vit, për dhunuesit nuk do të ketë zbatim të zbutjes së dënimit, për dhunuesit do të zbatohet vetëm masë e paraburgimit”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se këto ndryshime janë të domosdoshme.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se feminizmi është për të gjithë.

 





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika