Ish-ministrja e Drejtësisë dhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore, ku sipas Prokurorisë dëmi i shkaktuar i afrohet 3 milionë eurove.
Në një reagim në Facebook, Haxhiu e ka mbrojtur Hajdarin, duke e cilësuar aktakuzën si të motivuar politikisht dhe të ndikuar nga interesa të jashtme ndaj drejtësisë.
“Kaherë kemi theksuar se hetimet ndaj Ministres Hajdari janë të ndikuara, dhe ngritja e aktakuzës ndaj saj e vërteton këtë. Ministrja Hajdari as nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare. Për këtë rast jam e njoftuar në çdo detaj, pasi edhe Avokatura Shtetërore ka qenë e përfshirë me qëllim të mbrojtjes së interesit publik.