Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për zgjedhjen e presidentit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit kërkon diskutime serioze ndërmjet subjekteve politike.

Ajo ka theksuar se nuk e ka mbyllur seancën e 5 marsit, por vetëm e ka ndërprerë atë, duke shtuar se ajo do të vazhdojë kur të krijohen kushtet e nevojshme.

Ajo ka shtuar se aktualisht nevojiten diskutime serioze politike dhe jo vetëm procedurale, nëse ekziston vullneti i vërtetë për zgjedhjen e presidentit.

Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka kërkuar takime me subjektet politike, dhe se përpjekjet për dialog do të vazhdojnë, por nevojitet edhe vullnet nga të gjitha palët.

“Deri atëherë nevojiten diskutime serioze, pra jo në aspekte të tilla procedurale, por diskutime serioze nëse duam apo nuk duam përnjëmend ta zgjedhim presidentin. Për faktin se është e rëndësishme që ajo që thuhet në takime të mbyllura të jetë qëndrim real dhe jo vetëm diskutim sa për të thënë. Prandaj në këtë drejtim i ftoj të gjitha subjektet politike që të bëjnë përpjekje maksimale. Kryetari i Vetëvendosjes, kryeministri Kurti ka kërkuar takime me subjektet, ju e dini sepse kjo është bërë publike. Natyrisht që kërkesat për takime do të vazhdojnë, por në anën tjetër nevojitet edhe vullneti i palës tjetër”, ka deklaruar ajo para mediave.

Ajo ka përmendur se Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka 66 vota, por ato nuk janë të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, pasi kërkohen të paktën 80 vota në dy raundet e para.

Gjithashtu, ajo ka folur edhe për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të thirrur për të hënën, duke thënë se në të do të trajtohen projektligje të rëndësishme, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Së pari unë kam thirrur një mbledhje të kryesisë së kuvendit për të trajtuar shumë projektligje që ndërlidhen me marrëveshjet ndërkombëtare dhe jo vetëm. Pra, në mbledhjen e kryesisë së kuvendit, për të cilën janë njoftuar edhe mediat, kemi shumë tema të rëndësishme që ndërlidhen me interesat e qytetarëve dhe vetë Republikës së Kosovës”, ka theksuar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika