Haxhiu për zgjedhjen e presidentit: Pa 30 nënshkrime s’ka seancë, partitë t’i braktisin qëndrimet bllokuese

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka theksuar se seanca për zgjedhjen e presidentit nuk mund të thirret pa pasur kandidatët që kanë siguruar të paktën 30 nënshkrime të deputetëve.

“Kryesia e Kuvendit nuk mund të veprojë pa pasur kandidatë të cilët i kanë 30 nënshkrime. Pra kërkohet që të jenë dy kandidatë, por lejohet që të jenë edhe tre apo katër kandidatë sepse siç e dini Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka 120 deputetë dhe secili kandidat duhet të ketë nga 30 nënshkrime, por një deputet nuk mund të japë nënshkrimin për dy kandidatë. Pra vetëm për një kandidat. Zgjedhja e presidentit pra është një moment i rëndësishëm, prandaj si Kryetar i Kuvendit konsideroj që procesi i zgjedhjes së tij apo saj duhet të reflektojë përgjegjësi, maturi dhe mbi të gjitha frymë bashkëpunimi”, ka theksuar ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo ka shtuar se për raundet e votimit duhet respektuar Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Pra, është e rëndësishme që t’i kalojmë dy raundet e para me nga 80 vota në kuti, ndërsa raundi i fundit apo raundi i tretë mjafton që t’i kemi 61 vota për. Kjo do të thotë se fryma e saj është qartësisht frymë konsensusi. Asnjë palë e vetme nuk mund ta bëjë. Prandaj duhen diskutime të sinqerta, me kërkesa të arsyeshme dhe jo barrikada të së kaluarës. Si Kryetar i Kuvendit, mirëpres diskutimet dhe takimet që kanë nisur ndërmjet partive politike. Mbështes gjithashtu çdo përpjekje serioze për dialog konstruktiv ndërmjet palëve politike, me qëllim gjetjen e një kandidature që bashkon”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka paralajmëruar se zvarritja e procesit apo futja e vendit në një cikël të ri zgjedhor do të ishte një kosto e panevojshme politike dhe institucionale.

Haxhiu u ka bërë thirrje partive politike t’i braktisin qëndrimet bllokuese.

“Unë nuk po i paragjykoj qëndrimet e subjekteve politike, por për mua qëndrimet që bllokojnë  nuk janë të mirëseardhura. Asnjëra prej subjekteve nuk duhet t’i thotë dikujt që është vetëm kandidati im partiak siguromi nënshkrimet e ma siguro edhe votën në Kuvend, e të mos dihet as emri. Duhet t’i braktisin qëndrimet e tilla”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika