Haxhiu: Pas zhurmës nga Qeveria, mos hapja e urës së Ibrit do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë thirrje për veprim nga Qeveria Kurti lidhur për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve, duke theksuar se mos hapja e urës do të ishte një kthim prapa në vitet 1999/2000.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar se testimi dhe ngjyrosja e urës së Ibrit kanë përfunduar, duke theksuar se tani është koha për veprim konkret nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e progresit në këtë çështje, pavarësisht rihapjes së diskutimeve për hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve.

“Testimi i urës u kry, ngjyrosja po, tani është koha për veprim nga ana e Qeverisë, Ura e Ibrit të hapet edhe për kalim të automjeteve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndonëse ka kaluar një kohë që nga rihapja e diskutimeve për hapjen e urës, situata mbetet e pandryshuar, sipas Haxhiu, dhe se, automjetet ende nuk kanë qasje të lirë mbi urën që ndan qytetin e Mitrovicës.

Haxhiu ka theksuar se mos hapja e urës për qarkullimin e automjeteve do të përfaqësonte një kthim prapa në kohë.

“Po bëhen disa muaj që Qeveria Kurti ka rihapur temën e hapjes se Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, por situata mbetët e pandryshuar.

Pas gjithë zhurmës së krijuar për Urën e Ibrit, tani mos hapja e saj për qarkullim të automjeteve do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000”, ka shtuar Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë thirrje për veprim nga Qeveria Kurti lidhur për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve, duke theksuar se mos hapja e urës do të ishte një kthim prapa në vitet 1999/2000.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika