Haxhiu për emërimin e anëtarëve të KQZ-së: Duhej të përfundonte nga Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se procesi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është dashur të përfundohej nga  ish-presidentja Vjosa Osmani.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu tha se nuk është e rregullt që një proces kushtetues i nisur më herët të mbetet i papërfunduar.

“Një proces kushtetues që ka nisur më herët është dashur të përfundohet në mandatin e presidentes Vjosa Osmani siç është edhe kjo çështja e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nuk mendoj që është në rregull që një proces që ka nisur më herët të jetë i papërfunduar. Do t’i trajtoj të gjitha çështjet që janë me prioritet. Sapo të kemi një analizë të të gjitha këtyre shkresave, aktgjykimeve e aktvendimeve natyrisht që do të veprojmë me kohë”, ka deklaruar Haxhiu.

Sa i përket mbledhjes së Kryesisë, Haxhiu bëri të ditur se rendi i ditës për seancën e së premtes nuk u miratua për shkak të mosmarrëveshjeve rreth një rezolute të propozuar nga PDK.

Sipas saj, diskutimet u përqendruan nëse rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës duhet të jetë pika e parë apo e fundit e rendit të ditës.

“I gjithë diskutimi ishte rreth kësaj çështjeje. Për shkak të mungesës së dakordimit, rendi i ditës nuk u miratua. PDK-ja insistonte që rezoluta të jetë pika e parë, ndërsa LVV-ja kërkonte të vendoset në fund”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo shtoi se kishte propozuar një zgjidhje kompromisi, që rezoluta të trajtohet sapo të jetë e gatshme, pa u përcaktuar paraprakisht renditja në agjendë, por ky propozim nuk mori mbështetje.

S’ka dakordim për rendin e ditës, PDK: Nuk pati vullnet politik nga VV-ja për rezolutën

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika