Haxhiu për ligjin për Këshillin Prokurorial: Kushtetuesja e goditi reformën në drejtësi

"Gjykata Kushtetuese e goditi dëshirën e qytetarëve për reformë në drejtësi", kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas shpalljes si të pavlefshëm të ligjit për Këshillin Prokurorial nga Kushtetuesja

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për shpalljen si të pavlefshëm të ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) nga Gjykata Kushtetuese ka thënë se është një goditje për reformën në drejtësi.

Në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini, Haxhiu ka thënë se problemi me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese është se në njërën anë konfirmon koorporatiizmin e Këshillit Prokurorial por në anën tjetër thotë se anëtarëve nuk mund t’u ndërpritet mandati.

“Prej korrikut të vitit 2022 ky projektligj është në Gjykatën Kushtetuese pra kaq muaj i është dashur kësaj gjykate që të analizojë këtë. Me këtë vendim përveç që i është dhënë goditjes reformës në drejtësi, i është goditje edhe qytetarëve pasi është mbrojtje e koorporatizmit”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja Haxhiu ka thënë se kur vjen puna për reformë në sistemin e drejtësisë të gjithë duhet të jenë të unifikuar.

“Në këtë projektligj ka pasur unifikim. Në këtë projektligj kanë kontribuar akterë të shumtë. Kur ata nuk janë dakord me një çështje e thonë publikisht. Ka pasë unifikim 100% të aktorëve të përfshirë”, ka vijuar Haxhiu.

Ndërsa për integritetin profesional të gjyqtarëve, Haxhiu beson se raportuesit e Komisionit të Venecias kanë profesionalizëm më shumë se sa gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Kur flasim për integritet profesional, janë përfolur aq shumë ndërhyrjet në Gjykatën Kushtetuese në këtë projektligj. Mund të them me siguri të plotë që raportuesit e Komisionit të Venecias kanë profesionalizëm më shumë se sa gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

 

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika