Haxhiu për vrasjen e policit në veri: Krimi është i qartë, ka adresë dhe organizim, ai është Beogradi zyrtar me në krye Vuçiqin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për vrasjen e policit dhe plagosja e një tjetri në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se "krimi është i qartë, ka adresë dhe organizim, ai është Beogradi zyrtar me në krye Vuçiqin"

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri në Banjskë të Zveçanit, është sulm kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Dënoj ashpër këtë agresion të Serbisë dhe bëj thirrje tek partnerët tanë që të veprojnë, të dënojnë ashpër këtë akt dhe të jenë me Republikën e Kosovës duke marrë kështu anën e së drejtës. Nuk duhet të ketë qëndrime indiferente apo pozicionim që nuk i kontribuon sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Krimi është i qartë, ka adresë dhe organizim, dhe ai është Beogradi zyrtar me në krye Vuçiqin”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë.

“Mbetet përkushtimi ynë që drejtësia të bëhet, krimi dhe terrorizmi të luftohen edhe në veri të vendit, dhe që paqja dhe stabiliteti të triumfojë në tërë Kosovën. Jemi me Policinë e Republikës tonë, në përpjekjen e tyre të pashembullt për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, në luftën e tyre për rend dhe ligj”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika