Haxhiu: Presim që Kushtetuesja t’i hapë rrugën Vetting-ut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pret që Gjykata Kushtetuese t’i hapë rrugën sa më parë procesit të Vetting-ut.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haxhiu ka numëruar reformat në sistemin e drejtësisë.

“Kemi proceduar pa vonesa në çështjen e Vettingut në sistemin e drejtësisë, kemi marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias. Tani, siç jeni në dijeni, amendamentet kushtetuese për vettingun janë në Gjykatën Kushtetuese tash e 4 muaj, ndaj presim që Kushtetuesja sa më parë e sa më shpejt t’i hapë rrugën Vettingut në sistemin e drejtësisë…Po ashtu, ndër reformat kryesore ka qenë edhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes së cilës ne i kemi adresuar projektligjin për Byronë për konsifikim e pasurisë së pajustifikueshme, po ashtu kemi fuqizuar kapacitetet në Policinë e Kosovës dhe përmes ligjit për Prokurorinë Speciale që do trajtohet në lexim të dytë do të themelohet njësiti i përbashkët i Policisë për adresimin e veprave të korrupsionit të lartë.”, ka deklaruar Haxhiu.

Kjo e fundit ka përmendur edhe reformat në çështjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, projektligji i ri i të cilit u miratua në mbledhjen e Qeverisë, të mërkurën.

“Reforma e radhës është ajo në KPK. E prezantuam me dy opinione të Komisionit të Venecias, por fatkeqësisht ai projektligj ishte hedhur poshtë nga Kushtetuesja. Së pari, ulja e përbërjes së KPK-së, nga 13 anëtarë në 7 anëtarë permanentë. Anëtarët permanentë janë shtatë anëtarë prej të cilëve tre prokurorë, kryeprokurori i Shtetit sipas detyrës zyrtare dhe tre anëtarë joprokurorë të zgjedhur nga Kuvendi, por duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së tyre në mënyrë që të adresohen gjetjet nga Kushtetuesja…”, ka deklaruar Haxhiu.

Projektligji i ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës është miratuar në mbledhjen e Qeverisë.

Versioni i parë i këtij projektligji ishte shfuqizuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, propozimin e ri e ka cilësuar si reformë e cila synon të reformojë KPK-në.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika