Haxhiu: Shumë mirë që Bosch po e kundërshton Specialen, por me vonesë

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me protestën gjithëpopullore që do të mbahet sot kundër Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe qëndrimin e ish-ambasadorit holandez në Kosovë, Robert Bosch.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka kujtuar se dikur Bosch kishte kërkuar dorëheqjen e saj, pasi ajo kishte refuzuar të lexonte në foltoren e Kuvendit rekomandimin e Komisionit për Legjislacion në favor të themelimit të Gjykatës Speciale.

“Më kujtohet sikur sot, kur në shenjë proteste unë kisha refuzuar të lexoj në foltoren e Kuvendit rekomandimin e Komisionit për Legjislacion që ishte në favor të themelimit të Gjykatës Speciale (sepse isha mbivotuar nga mazhoranca e asaj kohe), ky kishte kërkuar publikisht dorëheqjen time për atë veprim politik në foltoren e Kuvendit. Madje kemi pasur edhe një ballafaqim në një nga hapësirat e Kuvendit, i cili ishte bërë publik”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja në detyrë ka thënë se është mirë që Bosch sot po e kundërshton Specialen, por sipas saj, ky reagim ka ardhur me shumë vonesë.

“Shumë mirë, por me vonesë!”, ka theksuar Haxhiu në fund të reagimit të saj.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika