Haxhiu: Sistemi prokurorial në krye me Lumezin nuk kishte vullnet t’i trajtojë seriozisht krimet e Serbisë në Kosovë

"Qeverisjet e kaluara sikurse edhe sistemi prokurorial në krye me ish-kryeprokurorin Lumezi nuk kanë pasur as vullnetin e as interesin për trajtimin serioz të këtyre krimeve ndaj popullit tonë", kështu i ka kritikuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, qeverisjet e kaluara, teksa ka shtuar se tashmë për herë të parë po shihen përpjekjet serioze për trajtimin e krimeve të luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për kriminelët e Masakrës së Reçakut, është lajm i mirë për drejtësinë dhe Kosovën, sepse për herë të parë po shihen përpjekjet serioze për trajtimin e krimeve të luftës.

“Ky është një lajm që qytetarët dhe familjarët e të vrarëve e prisnin prej vitesh. Qeverisjet e kaluara sikurse edhe sistemi prokurorial në krye me ish-kryeprokurorin Lumezi nuk kanë pasur as vullnetin e as interesin për trajtimin serioz të këtyre krimeve ndaj popullit tonë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas Haxhiut, është shumë e rëndë që misionet e instaluara në Kosovë, UNMIK e EULEX, sikurse edhe sistemi i drejtësisë, nuk kanë bërë sa duhet në drejtim të hetimit dhe gjykimit të shumë krimineleve të luftës, me qëllim që të sjellin drejtësi për qindra masakra në Kosovë e as për Masakrën e Reçakut.

“Shumë më tepër do të mund të bëhej menjëherë pas luftës, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, e në veçanti nga 2018 e këtej. Institucionet tona jo vetëm që janë themeluar nga gjaku i të rënëve dëshmorë edhe martirë, por e kanë obligim themeltar të sjellin drejtësi për secilin krim të kryer nga shteti i Serbisë”, ka vijuar ajo.

Ajo ka pyetur se “a duhet të japin përgjegjësi për gjithë këtë mosveprim? A duhet të japin përgjegjësi KPK që ende, edhe përkundër faktit që kemi shtuar buxhetin që më shumë se 16 muaj, nuk është plotësuar me prokurorë e bashkëpunëtorë, Departamenti për krime lufte në kuadër të PSRK?”

Ndër të tjera, ajo ka thënë se a ka përgjigje sistemi se pse nuk po zbatohen dispozitat për gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës, edhe përkundër që i kemi hequr pengesat.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka bërë të ditur se Prokuroria e Kosovës ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona serbë, të cilët dyshohen për pjesëmarrje në kryerjen e Masakrës së Reçakut.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika