Haxhiu sulmon Gjykatën Kushtetuese: Tendencë për të përmbysur vullnetin e qytetarëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e ka vlerësuar si antikushtetues Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka deklaruar se këto janë tendenca për ta përmbysur vullnetin e qytetarëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ajo ka theksuar se ky ligj, i hartuar me ndihmën e ekspertëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias, është një prej çështjeve më prioritare të Qeverisë “për luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Ministrja Haxhiu ka akuzuar PDK-në për bllokimin e reformave të drejtësisë.

“Pavarësisht kësaj, PDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese këtë projektligj për të bllokuar e sabotuar reformën tonë në drejtësi si njërin prej dy prioriteteve tona kryesore, e për ta vonuar konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Arsyet për këtë tashmë i kanë të qarta të gjithë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Haxhiu ka thënë se Gjykatës i deshën 16 muaj për të vlerësuar përputhshmërinë e këtij ligji dhe se vendimi u mor me një shumicë të ngushtë prej pesë nga nëntë gjyqtarë.

Ajo ka theksuar se rrëzimi i tij përbën një pengesë të madhe për reformat e drejtësisë në vend.

“Situata për ne është shumë e qartë, vullneti i qytetarëve për drejtësi po tentohet të përmbyset nga një grusht njerëzish që ende u shërbejnë dhe i kanë borxhe nomenklaturës së vjetër, por beteja jonë për reformë dhe shtet të së drejtës nuk do të ndalet. Byroja do të bëhet. Pasuria publike e shpërdoruar e përvetësuar do të konfiskohet. Vullneti popullor do të jetësohet”, ka shkruar tutje ajo.

Kushtetuesja e shpall të pavlefshëm Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika