Haxhiu thotë se pjesëmarrja e gruas në të gjitha proceset e Kosovës ka qenë qenësore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka thënë se gratë në Kosovë e kanë dëshmuar fuqinë e tyre, krahas vështirësive që kanë kaluar. Ajo e konsideron si të pamundur qasjen gjithëpërfshirëse në adresimin e së kaluarës pa përfshirjen e gruas

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu





Në ditën e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka marrë pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në këtë forum, ministrja Haxhiu ka thënë se gratë në Kosovë e kanë dëshmuar fuqinë e tyre krahas vështirësive që kanë kaluar. Ajo konsideroi të pamundur qasjen gjithëpërfshirëse në adresimin e së kaluarës pa përfshirjen e gruas.

“Kosova në dekadat e fundit ka kaluar nëpër procese shumë të rëndësishme, të cilat kanë qenë vendimtare për pavarësimin e qëndrueshmërinë e saj si shtet”, tha Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë është shprehur se “në procesin e ballafaqimit me të kaluarën përfaqësimi i gruas dhe pjesëmarrja e saj është qenësore, për arsye se kontributi i saj ka qenë dhe vazhdon të mbetet e pazëvendësueshme”.

Mes tjerash, Haxhiu ka theksuar se në Ministrinë e Drejtësisë, 60 për qind e anëtarëve të iniciativave që merren me adresimin e krimeve të luftës janë vajza dhe gra.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika