Haxhiu uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Kjo festë të na udhëheqë me solidaritet dhe bashkim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, teksa ka zhvilluar edhe një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haxhiu theksoi se kjo festë vjen pas një muaji përkushtimi, durimi dhe lutjesh, duke e cilësuar si një moment kur zemrat dhe sofrat mbushen me gëzim.

Ajo e vlerësoi vizitën në Bashkësinë Islame si shprehje të respektit institucional dhe mirënjohjes për rolin e saj në promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërfetare në Kosovë.

Haxhiu gjithashtu theksoi se për shumë familje kjo festë shoqërohet me mall për të dashurit që mungojnë, por njëkohësisht sjell edhe forcën për të qëndruar më afër njëri-tjetrit.

“Afërsia, bashkimi dhe solidariteti që na shoqëruan gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, le të na shërbejnë si udhërrëfyes përpara”, ka shkruar ajo.

Në fund, kryeparlamentarja uroi që agjërimi dhe lutjet e besimtarëve të jenë pranuar, duke dëshiruar shëndet, paqe dhe begati për çdo familje.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika