Haziri i LDK-së: Kurti po luan rolin e të fortit për rritjen dhe ruajtjen e votave, jo për sovranitet, e kushtetutshmëri

"Sanksionet do të kenë ndikim të madh në Kosovë. Kurti në politikën e tij bën një hapa para, dy mbrapa. Pritet të bëjë dy hapa prapa, se po luan rolin e të fortit për një qëllim: është konsum i brendshëm politik,. Për rritjen dhe ruajtjen e votave. Ky është problemi. Nuk ka të bëj me sovranitet, kushtetutshmëri, as integritet, por Kurti këtë ambient politik e ka nxehur për konsum të brendshëm politik"

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, në lidhje me masae BE-së ndaj Kosovës ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurtin për qasjen që ndjek kundër ndërkombëtarëve.

Sipas tij, pjesa që është tepër shqetësuese, lidhet me lëvizjet dhe hapat që ndërmerr Kurti në politikën e jashtme. Duke shtuar se këtë klimë të nxehtë politike Kurti nuk po e aplikon për mbrojtjen e sovranitetin e vendit, por për ruajtjen e votave dhe për konsum të brendshëm politik.

“Sanksionet do të kenë ndikim të madh në Kosovë. Kurti në politikën e tij bën një hapa para, dy mbrapa. Pritet të bëjë dy hapa prapa, se po luan rolin e të fortit për një qëllim: është konsum i brendshëm politik,. Për rritjen dhe ruajtjen e votave. Ky është problemi. Nuk ka të bëj me sovranitet, kushtetutshmëri, as integritet, por Kurti këtë ambient politik e ka nxehur për konsum të brendshëm politik. Nuk ka instikt bashkëpunimi. Ai i ka përjashtuar të gjitha palët nga dialogu. Të gjithë procesit janë vendosur në proceset e një njeriu dhe një partie”, ka thënë Haziri për “abcnews”.

Gjithashtu, Haizri, teksa ishte duke folur për mediumin shqiptar ka komentuar vizitën e ish vizitën e ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton në Tiranë. Sipas tij, gjatë fjalës së tij, Clinton, pritet të flasë edhe për situatën e acaruar në Kosovë dhe mungesën e avancimit të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Porosia e tij ka qenë: tani lufta u fitua, kosovarët duhet ta fitojmë paqen. Ky amanet politik mbetet një lloj obligimi që kemi në karshi popullit amerikan. Fjalimi i tij, do jetë i lidhur edhe me zhvillimet në Kosovë. Fjala e tij do jetë me një peshë të veçantë për Kosovën, në raport me pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan. Presidenti Clinton sot në adresimin e tij do ndikojë shumë në arritjen e kësaj paqeje. Do bëjë porosi të qartë për të gjitha palët. Më vjen keq, që Kosova mungon në këtë ceremoni të madhe. Presidenti Clinton është kumbar i lirisë së Kosovës”, ka thënë Haziri.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika