Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të mos pengohen nga “liberatorët-ministra”

nNënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri duke iu drejtuar disa ministrave të vendit, të cilët kanë vizituar këto ditë komunat veriore, ka thënë  se të njëjtit po dëmtojnë progresin dhe partneritetin e vendit

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar që kryetarët e rinj të komunave veriore të Kosovës të lejohen t’i kryejnë punët e tyre ditore pa policë.

Me anë të një postimi në Facebook, Haziri duke iu drejtuar disa ministrave të vendit, të cilët kanë vizituar këto ditë komunat veriore, ka thënë  se të njëjtit po dëmtojnë progresin dhe partneritetin e vendit.

“Sa i përket ultimatumit të Listës Serbe, më 1 qershor kryetarët vazhdojnë punët ditore. Deri në një marrëveshje, ata do të mbulojnë vakumin institucional pa legjitimitet por legal. Lind dielli prapë, punën e vazhdojnë në kafene. Ndërsa për disa ministra vizitorë, mos u sillni si liberatorë të serbëve të Kosovës në veri se jeni duke e dëmtuar shtetin, progresin e këtij vendi dhe partneritetin. Lejoni ata kryetarë legalë e pa legjimitet që të shkojnë në punë ditore pa policë e liberatorë-ministra, se jeni duke i dëmtuar në ditët e para të punës”, shkroi ai.

Ndërkaq, për raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, e cila i pyeti policët në veri se “çka dreqi po duan atje”, Haziri e pyeti se “çka dreqi ke me policë”.

“Von Cromon, çfarë dreqin ke me policë?! Ata zbatojnë urdhra në zbatim të ligjit. Drejtohu te urdhërdhënësi. Zonja e vjetër, nëse s’e di, ai quhet Albin Kurti”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika