Haziri: Nuk ka vakum institucional – mungon marrëveshja politike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit në detyrë për një "vakum institucional" në vend, duke thënë se problemi real është mungesa e marrëveshjes politike për ndërtimin e institucioneve të reja

Në prag të tentativës së 14-të për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka deklaruar se paralajmërimet për një vakum institucional nuk qëndrojnë.

Sipas tij, në politikë nuk ka vakum, por peshë politike, dhe kjo është përcaktuar më 9 shkurt nga qytetarët.

“Paralajmërimi i djeshëm i kryeministrit në detyrë se Kosova po kalon në një proces të një vakumi institucional nuk qëndron. Sepse në politikë nuk ka vakum institucional, ka peshë politike, dhe më 9 shkurt është përcaktu kjo peshë”, ka thënë Haziri.

Ai theksoi se mungesa e një marrëveshjeje politike për krijimin e qeverisë është arsyeja pse procesi i zgjedhjes së kryetares së Kuvendit nuk po ecën përpara.

“Me vetë faktin që ende nuk kemi një marrëveshje politike për qeverinë, nuk po besoj që mund të përballohet zgjedhja e kryetares e nominuar prej Vetëvendosjes, sepse është proces i lidhur – përkundër që kryeministri në detyrë po tenton me i nda këto dy procese”, ka shtuar Haziri.

Lidhur me pozicionin e LDK-së, Haziri tha se partia nuk ka preferenca të reja apo të vjetra, por veprim politik në përputhje me situatën.

“Qytetarët kanë pa ofertën tonë dhe na kanë dhënë peshën që kemi. LDK nuk ka preferenca të reja apo të vjetra, ka veprim politik për situatën ku jemi”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika