Haziri për Qeverinë Kurti: Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajën?

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka numëruar hapat drejt lirimit të Kosovës dhe dallimin e tyre me hapat e Qeverisë Kurti, gjithashtu, kritikon Qeverinë në lidhje me raportin e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë dhe Shqipërinë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demkratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë Kurti, në lidhje me raportet që ka Kosova me aleatët ndërkombëtarë dhe Shqipërinë.

Haziri përmend disa nga datat kryesore si 2 Korriku, 7 Shtatori, 12 Qeshori 1999 dhe 17 Shkurti dhe shton se këto vijnë pas një vizioni e bashkëpunimi si dhe kordimimi me aleatët ndërkombëtarë.

“Vendimet e mëdha e vendimtare për Kosovën si 2 Korriku, 7 Shtatori, 12 qershori 1999 e 17 Shkurti, vijnë pas një vizioni, bashkëpunimi e koordinimi me aleatët ndërkombëtarë, në krye me SHBA. Sot kjo qeveri i ka prishur raportet deri në nivel sanksionesh. Madje kurrë më keq s’kanë qenë raportet edhe me vëllezërit matan gradhit – Shqipërinë”, ka shkruar Haziri.

Haziri thekson se për këtë Republikë, Liri e Demokraci, kanë vdekur njerëz, e dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës.

“Dikush ka vdekur për këtë Republikë, për këtë Liri e për këtë Demokraci,  që i ndërtuam me shumë mund e sakrifica personale e familjare. Dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës. Shtrohet pyetja, çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule”, ka thënë Haziri.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika