Haziri: Situata është bërë e neveritshme, mungon marrëveshja politike për konstituimin e Kuvendit

 Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pak para seancës ka deklaruar se situata politike në vend është bërë e neveritshme.

Ai u shpreh se mungesa e një marrëveshjeje politike dhe e vullnetit politik po e pengon konstituimin e Kuvendit.

“Është mungesë e një marrëveshjeje politike, kjo dëshmon që është edhe mungesë e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin. Tashmë është bërë tepër e gjatë dhe e neveritshme. Krejt duan Kuvend, krejt njerëzit po presin që të kalohet te çështja e Qeverisë, sepse vendi edhe pa Qeveri edhe pa Kuvend po vazhdon me jetu. Vendimet politike, vendimet që u takojnë politikanëve dhe njerëzve të zgjedhur nuk u takon me i delegu te organet e tjera kushtetuese, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese”, tha Haziri.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika