Haziri: Veç Kurti e di se cili prokuror, gjykatës, polic, mjek, anëtar bordi, kryeshef agjencie, u pëlqen kryekuvendarit dhe presidentes

Sipas nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit, ekipi i kryeministrit Albin Kurti është i “paaftë” dhe populli është në vështirësi. Siç vlerëson ai, ata nuk bëjnë gjë tjetër, por vetëm se shesin “mjegull”, për ta mbuluar paditurinë e tyre

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

“Veç Kurti e di se cili prokuror, gjykatës, polic, mjek, anëtar bordi, kryeshef agjencie e drejtues tjerë institucionalë i pëlqen atij, kryekuvendarit dhe Presidentes”, kështu ka vlerësuar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Më tej, Haziri e ka akuzuar kryeministrin e vendit Albin Kurti se ai nuk është duke dhënë përgjigje për një sërë çështjesh, siç është draftimi i Asociacionit për vetëmenaxhimin e komunave më shumicë serbe, ose kur do të zbatohet vendimi për hapjen e urës së Ibrit, që sipas Hazirit, ky vendim është marrë me urdhër të Kurtit.

“Kurti nuk tregon kur betohen kryetarët e rinj të komunave veriore, kur kthehen zyrtarët bojkotues të institucioneve në veri, kur zbaton draftimin e Asociacionit për vetëmenaxhimin e komunave më shumicë serbe e kur zbaton vendimin me kërkesen e tij për hapjen e urës per veriun e Mitrovicës”, ka shkruar në Facebook Haziri.

Më tej, ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka asnjë datë se kur do të përfundojnë autostradat e nisura për Gjilan, Mitrovicë e Pejë.

“Kurti nuk tregon planin për kthimin e refugjatëve në atdheun e tyre për Mitrovicë dhe komunat në veri, nuk tregon kur ia kthen buxhetin vetanak komunave, nuk tregon kur përfundon autostrada për Gjilan, Mitrovicë e Pejë, si dhe 780 milionë euro të investimeve kapitale kur përfundojnë”.

“Kurti nuk tregon kur ta merr shpresën se i duhet me vazhdu shitjen e mjegullës politike për paaftësinë e ekipit dhe bedelëve të tij… Për të tjerët s’ka gajle. Populli thotë: Qeveria në qiell e populli në buqillë!”, ka përfunduar Haziri.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika