Hedhja e lotsjellësit në Kuvend, Sveçlës dhe tre deputetëve rrezikon t’i parashkruhet një vepër penale pas një muaji

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, rrezikon që më 21 mars 2024 t’i parashkruhet vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, rrezikon që më 21 mars 2024 t’i parashkruhet vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Në këtë rast, ministri Sveçla dhe tre deputetët nga radhët e LVV-së, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare e si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Parashkrimi, është paraparë si institut të veçantë, duke përcaktuar afate kohore për ndjekje dhe gjykimin e personit të akuzuar.

Vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, me të cilën ngarkohen Sveçla dhe tre tjerët, sipas nenit 409, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), del se është e dënueshme prej 3 muaj deri 3 vite burgim.

Andaj, sipas KPRK-së, del se vepra penale në fjalë parashkruhet më 21 mars të këtij viti, pasi arrihet dyfishi i periudhës së dënimit të paraparë me këtë vepër, nga koha e kryerjes së veprës penale, duke bërë kështu që të akuzuarit të mbeten pa u gjykuar për këtë vepër penale.

Aktualisht, në këtë rast ende nuk ka arritur të mbahet shqyrtimi fillestar. Seanca e paraparë për 6 shkurt 2024, dështoi për shkak të mungesës së deputetes Millaku.

Krahas veprës së lartpërmendur, ndaj tyre rëndon edhe akuza për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, e cila është e dënueshme prej 1 muaj deri në 8 vite burgim dhe se parashkrimi për këtë vepër penale arrin në mars 2038.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, në tetor të vitit 2021 kishte raportuar ekskluzivisht për aktakuzën e ngritur ndaj ministrit Sveçla dhe deputetëve Millaku, Zyba dhe Pacolli-Rexhepi.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila rezulton të jetë ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.

Aty thuhet se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç’rast kanë pamundësuar vazhdimin e seancës.

Me këtë, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, kryerësi i së cilës dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Kurse, sipas dispozitivit të dytë, thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, pasi kanë penguar deputetët e Kuvendit të Kosovës ne kryerjen e detyrave zyrtare. Kryerësi i kësaj vepre dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet. 

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika