Heqja e vizave nga Izraeli, Konjufca e falënderon ministrin Arbel për nënshkrimin e marrëveshjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Izraelit, Moshe Arbel.

Në takim u diskutuan çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, që përfshijnë bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet diplomatike dhe kulturore, çështje të sigurisë dhe mundësitë për t’i forcuar edhe më tej raportet mes dy vendeve.

Ndër tjera, Konjufca e Arbel, thuhet se kanë biseduar edhe për marrëveshjen për heqjen e vizave, e cila u nënshkrua sot.

“Konjufca e falënderoi ministrin izraelit, Moshe Arbel, për punën e bërë për të arritur deri te heqja e vizave nga shteti i Izraelit, për qytetarët e Republikës së Kosovës. Palët vlerësuan se kjo gjë përbën një hap shumë domethënës në zhvillimin e raporteve mes dy shteteve, si dhe është një mundësi shumë e mirë për t’i rritur shkëmbimet e dyanshme, ku qytetarët e dy vendeve tona do të jenë ata që do të përfitojnë më së shumti”- thuhet në njoftim.

Ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel e ka falënderuar Konjufcën për pritjen dhe ka shprehur gatishmërinë “për të bërë sa më shumë hapa për rritje të bashkëpunimit, në drejtim të interesave të përbashkët”.

Kosova dhe Izraeli me marrëveshje për heqjen e vizave

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika