Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nisi në mesnatë

Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Jakov Millatoviq, kandidati i Lëvizjes Evropa janë dy kandidatë për presidentë në Mal të Zi. Zgjedhjet do të mbahen të dielën, ndërsa heshtja zgjedhore tanimë ka filluar

Mesnata ishte koha kur heshtja zgjedhore filloi në Mal të Zi para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen të dielën.

Kjo heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në orën 20:00 të së dielës, në mbyllen e qendrave të votimit.

Përgjatë saj do të jetë i ndaluar reklamimi politik, sloganet e kandidatëve dhe publikimi i vlerësimeve të rezultateve të votimit.

Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Jakov Millatoviq, kandidati i Lëvizjes Evropa janë dy kandidatë për president, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit.

Ky raund i zgjedhjeve paraqet zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumëpartiak.

Të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi kanë 542.154 qytetarë.

Me numër më të madh të votuesëve është Podgorica me 143,608 votues, gjersa me më së paku është Shavniku me 1.777 votues.

Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.

Rregullsia e procesit zgjedhor do të monitorohet nga misionet vëzhguese të ODIHR-it, deputetët evropianë dhe Këshilli i Evropës, si dhe nga organizatat joqeveritare Qendra për Monitorim dhe Qendra për Tranzicionin Demokratik.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika