Hetemi: Veriu është në dorën e Qeverisë, qytetarët tashmë nuk po na kundërshtojnë

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka thënë se veriu i vendit është në dorën e Qeverisë së Kosovës dhe se tashmë qytetarët e kësaj komune nuk po i kundërshtojnë. Tutje, për peticionin për largimin e kryetarëve të veriut, Hetemi ka thënë se kjo situatë nuk paraqet asnjë problem

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe kjo komunë, por edhe i gjithë veriu, tashmë është në dorën e Qeverisë dhe të Policisë së Kosovës.

“Kur janë bërë shtatë muaj ditë unë e kam bërë një test, jemi dalë në Mitrovicë, jemi kthyer pa problem hiç dhe Vitin e Ri e kam pritur me Policinë e Kosovës, në ditën e tretë të Vitit të Ri kam shkuar në familje. Kështu që jam duke udhëtuar për çdo ditë”, ka thënë Hetemi.

Hetemi ka thënë se tashmë qytetarët e Leposaviqit po shërbehen në komunë dhe po kërkojnë ndihmë nga shteti i Kosovës, duke shtuar se të gjitha shërbimet mund të kryhen.

Të gjitha zyret nga fshatrat që i kemi pasur zyret alternative që 23 vjet i kemi sjellur këtu në komunë. Qytetari serb i Leposaviqit e ka mundësinë të vie këtu, të gjitha zyret edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme…Të gjitha shërbimet tjera, edhe para Vitit të Ri i kemi shpërndarë diku 438 mijë euro subvencione në bujqësi dhe asistencë sociale – njerëzit e sëmurë dhe fëmijë, dhe për studentët kemi shpërndarë bursa”, ka thënë tutje kryetari i komunës së Leposaviqit.

Ndërsa, për peticionin për largimin e kryetarëve të veriut, ai është shprehur se është diskutuar rreth kësaj iniciative por, sipas tij, ende nuk ka diçka konkrete.

Nuk ka diçka konkrete. Para tri ditëve ia kam lëshuar një vendim që e kanë kërkuar ku do të mbahet peticioni, këtu para komunës ia kemi liruar këtë sheshin këtu. Nuk ka problem, do t’i mbledhin. Ne jemi këtu për t’i respektuar ligjet e shtetit të Kosovës”, ka shtuar ai, duke theksuar se ende nuk ka filluar nënshkrimi i tyre.

Hetemi është shprehur se kjo situatë nuk paraqet fare problem, derisa ka potencuar se janë për zgjedhje dhe jo për bllokime të shtetit të Kosovës.

Gjersa për planet e këtij viti, kryetari i komunës së Leposaviqit është shprehur se kanë 32 projekte, të cilat janë të miratuara nga Ansambleja Komunale dhe Qeveria e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika