Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Gjilan.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 07:30. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull kosovar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.