Hidhet shorti për Ligën e Evropës, ekipet mësojnë kundërshtarët

Kjo javë ka filluar me hedhjen e shortit për ekipet garuese që do të marrin pjesë në Ligën e Evropës. Ekipet tanimë kanë mësuar kundërshtarët, në mesin e tyre do të jenë ndeshje mjaft interesante

Ilustrim





Gjatë kësaj të hëne është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës. Tani do të përballen ekipet e dyta në grupet e Ligës së Evropës, ndërsa të tretat nga Liga e Kampionëve që kanë rënë në këtë garë.

Në shortin e hedhur në qytetin Nyon të Zvicrës, ekipet më të mira kanë arritur t’i mësojnë kundërshtarët, ku ndeshja kryesore në këtë garë do të jetë ajo mes Barcelonës dhe Manchester United.

Ekipi italian Juventus do të përballet me ekipin francez, Nantes, ekipi holandez Ajaxi do të ballafaqohet me skuadrën gjermane, Union Berlin.

Ndeshje që do të zgjojë shumë kurreshtje është ajo mes ekipeve Bayer Leverkusen dhe Monaco.

Mes tjerash në këtë hedhje shorti mësohet se ekipi triumfues i Ligës së Evropës, Sevilla do garojë me PSV Eindhoven, gjersa dueli i shumëpritur do të jetë ai mes RB Salzburg dhe Romës.

Çiftet e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës:

Barcelona – Manchester United

Juventus – Nantes

Sporting CP – Midtjylland

Shakhtar Donetsk – Stade Rennes

Ajax – Union Berlin

Bayer Leverkusen – Monaco

Sevilla –  PSV

RB Salzburg – Roma





Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika